• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VIDEO) Skandali i Bumçit në Bruksel, zihet me eurodeputetët dhe Bregun që votuan pro Shqipërisë

by Java News
08/11/2016 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit nuk doli me një deklaratë të përbashkët në Bruksel, sepse opozita votoi kundër pjesës më të madhe të amendamenteve të propozuara nga pala europiane. Partia Demokratike këmbënguli deri në fund që në deklaratë të mos ishte paragrafi ku Parlamenti Europian i kërkon Komisionit dhe Këshillit Europian që të hapë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, kur të përmbushen 5 kushtet kryesore.

Përfaqesuesi demokrat, Aldo Bumçi këmbënguli që në vend të kërkesës për hapjen e negociatave drejtuar Komisionit dhe Këshillit, deklarata të përmbante një kërkesë për Shqipërinë që të siguronte zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe luftën kundër drogës.

Zoti Bumçi këmbënguli në këtë kërkesë edhe pasi Parlamenti Europian dhe përfaqësuesi i mazhorancës, Taulant Balla ranë dakord të heqin nga teksti pjesën ku flitej për caktimin e një date për hapjen e negociatave, si dhe përfshinë në amendament kërkesën që Shqipëria të zbatonte 5 prioritetet kyçe.

Përfaqësuesi demokrat, Aldo Bumçi refuzoi edhe një propozim të ish-ministres Majlinda Bregu që paragrafi të përfshinte si kërkesën për Këshillin që të hapë negociatat, ashtu edhe për Shqipërinë që të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këto përshkruhen nga anëtarët e Komitetit si momente të tensionuara, që kanë përfunduar me votimin kundër nga Partia Demokratike të amendamenteve kryesore të deklaratës.
Ato u votuan nga demokratja  Majlinda Bregu, përfaqësuesit e mazhorancës dhe të gjithë eurodeputetët.

Të gjithë eurodeputetët kanë qenë dakord për hapjen e negociatave për Shqipërinë, përveç deputetëve të Partisë Demokratike. Madje, Aldo Bumçi, siç shihet nga kjo video, është përplasur dhe ka debatuar me disa prej tyre. Dhe kur kolegija e tij demokrate Majlinda Bregu i thotë se e ka gabim, ai ngrihet dhe ikën.   ma.me

Share this:

Next Post
Zgjedhjet në SHBA, Studiuesi amerikan Deutsch: Më të ashprat në histori, duhet të frikësohemi nëse Trump fiton

Zgjedhjet në SHBA, Studiuesi amerikan Deutsch: Më të ashprat në histori, duhet të frikësohemi nëse Trump fiton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In