• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Video-skandali/ A fshihet Salianji i ‘Babales’ së PD, pas ‘Fake News’ të policit të Shkodrës?

by Java News
23/02/2019 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike që ka hequr dorë nga mandati, dyshohet të fshihet pas historisë së bujshme të policit shkodran, që vetëm pas publikimit të një video intime në një portal online, përfundoi në prangat e policisë si një pedofil që abuzonte seksualisht me një të mitur 15-vjecare duke i çuar video intime në rrjetet sociale.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se e gjitha ishte “fake” dhe ndaj Gjykata dje e liroi policin e Gruemirës Berhan Bajrakurti.  Personazhi politik që fshihet edhe pas denoncimit të “Faknews” më të madh politik, “Babale”, ka nxitur opinionin publik kundër policit. Ka shfrytëzuar faktin që portali online i drejtuar nga një gazetare e publikoi videon edhe pse denoncuesi ishte një profil në Facebook që më tej rezultoi “Fake”, me emrin “Marsela malësorja”. Më pas, ka nisur sulmin ndaj policit, duke thënë se disponon video dhe prova të tjera që e demaskojnë edhe më tej Bajrakurtin, si një manjak që ngacmon gra e vajza duke i çuar video intime.

Nuk ka bërë publike asnjërën prej tyre, ashtu skundër nuk ka dorëzuar asnjë provë në polici. Por në një status në Facebook më 12 shkurt një ditë pas publikimit të skandalit, Salianji nxjerr një foto që as vetë portali që hodhi shkrimin, nuk e kishte. Si ka mundësi që këtë foto e kishte, Salianji, ndoshta është pikërisht ai personi që fshihet edhe pas profilit “Fake” në Facebook, prej nga “mbiu” denoncimi në median online?! Janë pikërisht këto informacione dhe foto të zbuluara ekskluzivisht prej tij që ngrenë dyshimet për përfshirje në këtë skandal. Tashmë i mbetet detyrë pikërisht organit të akuzës të kryejë hetime se si u përhap ky “fake news” që cënoi jetën e një efektivi policie vetëm se në media online një denoncues anonim, ngriti pretendime për pedofili? Ervin Salianji mbetet të jetë për momentin dëshmitari kryesor, dhe i vetëm, i kësaj historie, bashkë me gazetaren që vendosi të publikojë video-skandalin.

“Marsela Malesorja”, denoncuesja që mbeti anonime!

Nisi me një profil “Fake” në Facebook, dhe si e tillë është përmbyllur: Fake News. Historia e policit të Gruemirës në veri të Shqipërisë, Berhan Bajrakurti, i cili pas publikimit në një media online të një videoje intime, u akuzua si pedofil dhe se kishte ngacmuar një vajze 15-vjeçare, doli e gjitha një “flluskë sapuni”. E mitura nuk u gjet kurrë, për arsyen e thjeshtë, se kurë nuk ka ekzistuar. Nuk ka pasur asnjë denoncim në polici, qoftë nga e mitura qoftë nga familjarët e saj. Një status në Facebook i Ervin Salianjit, hedh dritë mbi historinë e përhapur masivisht, pa kurrfarë konfirmimi në shumë portale “copy-paste”-sh, që i kushtuan prangat policit Bajrakurti, tashmë në liri, pas hetimeve nga prokuroria që zbuloi se e gjithë ngjarja ishte e stisur.

Dikush ka hapur një profil fake në Facebook, “Marsela Malësorja”. I ka shkruajtur portalit, drejtuesja e të cilit është një gazetare, duke pretenduar se është nëna e një vajze të mitur që ka rënë pre e ngacmimeve seksuale nga polici Bajrakurti, duke i çuar në telefonin e saj video erotike. Është e njëjta video që u publikua në portalin në fjalë, por që në përfundim, hetimet zbuluan se ishte thjesht një moment intim mes policit dhe bashkëshortes së tij, filmuar në celular. Por menjëherë pas këtij denoncimi, dhe teksa lajmi mori dhenë, ky profil “fake” (i rremë) , u zhduk nga rrjetet sociale.

Edhe policia u vu në vështirësi, por nisur nga presioni i mediave, “u detyrua” të arrestojë policin, kur ende nuk kishte asnjë denoncues real, përveç pretendimeve dhe rrëfimit nga një anonime, në portalin në fjalë. Me të njëjtin vrull që u përhap lajmi, me të njëjtin vrull nisi edhe nervozizmi social, se si një media mund të arrijë të diskretitojë jetën e dikujt, pa pasur asnjë provë. Ky portal nuk guxoi më tej të publikojë lajmin e lirimit nga Gjykata e Shkodrës, të policit.

Por si futet në lojë deputeti, me mandatin e dorëzuar, Ervin Salianji?

Në 12 shkurt, një ditë pasi portali bëri publik denoncimin e pretenduar nga nëna e së miturës duke nxjerrë edhe videon, Salianji, ka bërë një status në rrjetin social Facebook, duke publikuar edhe një foto, një fragment nga video e policit gjatë momenteve intime.

Por pikërisht këtu del zbuluar!

Fotoja nuk është e shkëputur nga e vetmja video që u publikua në portal. Ishte komplet një kënd tjetër i videos, një fragment që duhet theksuar, doli të ishte prova e pafajësisë së Bajrakurtit. Në sfond të fotos me një sfumim në fytyrë, është edhe bashkëshortja e Bajrakurtit. Dëshmia e saj në polici se video intime mes tyre ka rënë në duart e personave të tretë, ndoshta kur telefoni mund të jetë dërguar në servis, i dha lirinë bashkëshortit të sa j polic.

Statusi i Salianjit ne Facebook me 12 shkurt

Fotoja e publikuar ne media, nga video qe u transmetua ne portal me 11 shkurt, ndryshe nga ajo qe ka postuar Salianji

Por si arriti ky fragment në duart e deputetit opozitar?!

Në postimin e tij Salianji jep detaje që as vetë portali që zbuloi skandalin e pretenduar, nuk i kishte të botuara.

Ai thotë së i kanë çuar në mesazh në privat në Facebook, video të tjera që sipas tij shfaqin pedofilinë e policit dhe ngacmimet e tij seksuale ndaj grave. Por si mundet që deputeti të ketë në duar të tilla prova, dhe të mos i dorëzojë ato në polici?! Mbi të gjitha kur Gjykata e Shkodrës tashmë e ka dhënë verdiktin duke e liruar nga arresti me burg ish policin, ndaj të cilit vendosi masën ‘detyrim paraqitje”, pas 11 ditësh qëndrim në qeli. Siç koha ka dëshmuar, kur opozita ka prova në duar, i ka bërë ato publike pa kurrfarë konfirmimi….edhe pse shumica e tyre kanë rezultuar “fake”, siç ishte rasti i shumëpërfolur “Babale” ku sërish protagonist ishte…si për çudi: Ervin Salianji!.

Ai pretendon se punonjës policie i kanë çuar në inbox prova dhe video kundër Bajrakurtit, por si ka mundësi që Salianji të mos ja ketë dhënë këto prova drejtësisë për t’i analizuar?! Gjithmonë nëse ato do të ekzistonin vërtetë. /raport.tv

 

/a.meta

Next Post
VIDEO / Basha ngatërron himnin: Të japim jetën për shpëtim

PD pa asnjë strategji politike, i bie shkurt: Çdo të enjte protestë te Kuvendi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In