Luizi dhe Olta të cilët u zgjodhën lider të dy grupeve, në lojën me litar, kishin një mision sot.
Synimi i tyre ishte që banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi dhe Ermiona të laheshin në pishinë, pasi në këtë mënyrë, nuk do të kishin më imunitet. Në fakt, të dy ata ia arritën qëllimit dhe të gjithë banorët u hodhën në pishinë.
Pasi të gjithë banorët u hodhën në pishinë, Luizi dhe Olta i treguan atyre misionin e fshehtë, që ia caktoi Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit.
Ndiqni videon për të parë sesi e pritën banorët këtë lajm.