Deri dy vite më parë, e gjithë hapësira e Universitetit Bujqësor të Tiranës ishte e zaptuar nga ndërtimet pa leje.
Por asnjë nga pedagogët apo Rektori i UBT-së nuk kanë folur dhe as protestuar për asnjë nga ndërtimet pa leje që ishin ngritur ndër vite nën hundën e tyre.
Pjesa më e madhe e ndërtimeve pa leje brenda territorit të UBT-së shërbenin si bare, bingo e ku nuk mungonin as motelet.
Në dhjetor 2017, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisën një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, që ngriheshin brenda territorit të këtij universiteti.
Fillimisht u shembën ndërtimet që përdoreshin për biznese, lokale e bingo lojëra fati.
Vetëm në fazën e parë, hapësirat e Univeristetit Bujqësor të Kamzës u liruan nga 24 objekte të ndërtuara pa leje.
/a.rada