Grabitësit kanë tentuar të dielën që të thyejnë shtëpinë e biznesmenit të famshëm, Hennie van der Most në Gorssel të Holandës. Agjentët e policisë arritën të kapin një prej hajdutëve, kurse një person i dytë edhe pse u ndoq me helikopter nuk u kap dot. Van der Most arriti të dallonte dy grabitësit nga kamerat e sigurisë ndërsa mbanin diçka në duar. Pas kësaj, ai lajmëroi menjëherë policinë. Për të arrestuarin bëhet fjalë për një 44-vjeçar shqiptar që u kap i fshehur në pyll. Grabitësit kanë tentuar të paktë katër herë të hyjnë në vilën e biznesmenit të njohur, por pa ia arritur dot qëllimit. /ma.me