Që prej orëve të para të mëngjesit qytetarët kanë nisur të mblidhen në stadiumin Galatsi, ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me bashkëatdhetarët.
Shqiptarët të cilët po e mbushin stadiumin plot duken të entuziasmuar.
Ata shihen duke brohorritur dhe duke valvitur flamujtë shqiptar dhe janë në pritje të fjalimit të Ramës.
Vizita e tij, ka ngritur në këmbë autoritetet greke, ku nën masa të rrepta sigurie me 1000 punonjës policie, do sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi. Stadiumi Galatsit është “sterilizuar” nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe po monitorohet dhe ka akses të kontrolluar.
Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura.