• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Shqipëria feston 105-vjetorin e Pavarësisë, çelet Viti i Skënderbeut

by A R
28/11/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohet 105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar u çel edhe “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut”. Në aktivitetin që pasoi ngritjen e flamurit, u prezantua një dokumentar i shkurtër dhe logoja e Vitit të Skënderbeut. Pas shfaqjes së dokumentarit kryeminsitri Rama mbajti fjalën e rastit.

“Sot këtu në Vlorë, jemi në këtë ceremoni modeste për të çelur vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën patronazhin e presidentit Ilir Meta, dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Dhe jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit të Skënderbeut. Shqptarët e patën Skënderbeun që gjithnjë shënjoi ardhmërinë e tyre si komb. Figura e Skënderbeut ka çuar një imazh rezistence të një kombi të vogël kundër pushtuesve. Dhe ky vit i Gjergj kastriotit është një vit ardhmërie, i fokusuar te konsolidimi i institucioneve dhe bashkëveprimi i shqiptarëve kudo ndodhen. Duke bërë më të mirën për përmes bashkëpunimit ne t’ja dalim së bashku që duke reflektuar mni historinë e lavdishme që Gjergj Kastrioti Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe, të vijojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, të reformave transformuese, në një rrugëtim evropian”, tha kryeministri Rama.

Në këtë ceremoni u shpall dhe logoja zyrtare e vitit të Skënderbeut. “Shqiptarët e patën Skënderbeun një figurë që gjithnjë shënjoi ardhmërinë e tyre si komb. Ky vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut është një vit ardhmërie i fokusuar te konslodimi i institucioneve dhe bashkëveprimi me shqiptarët kudo që ndodhen, duke bërë më të mirën që përmes bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve tona ne t’ia dalim së bashku që duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe, të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, konsolidimin e shtetit ligjor, sigurisë reformave transformuese në një rrugëtim europian të diktuar që kur ky shtet u diktua në hartën e Europës pikërisht këtu në Vlorë 105-vjet më parë”, tha Rama

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta u shpreh në fjalën e tij se viti 2018 do të jetë një reflektim mbarë kombëtar për memorien historike dhe identitetin tonë.

“Ky simbol shqiptar i përbashkimit ndikoj fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve. Gjergj Kastriot është bërë flamur në luftërat për liri. Ne jemi krenar për këtë hero tonin. Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali na mbajnë të bashkuar. Viti 2018 do të jetë një reflektim mbarëkombëtar për memorien historike dhe identitetin tonë. Për të qenë së bashku në përballimin e sfidave. Ky vit do të na përbashkojë më fortë të gjithë, në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare dhe në të gjithë diasporën”, u shpreh Presidenti Meta.

Ndërsa Presidenti ti Kosovës, Hashim Thaçi tha se Dita e Flamurit është festa e krenarisë kombëtare, rimëkëmbja e ndërgjegjes sonë.

***

Në qytetin e Flamurit, në Vlorë, janë zhvilluarr aktivitete me rastin e kremtimit të 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Qindra qytetarë janë grumbulluar në shesh për ceremoninë e ngritjes simbolike të flamurit kuqezi.

Të pranishëm janë edhe presidenti Ilir Meta, presidneti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë, zyrtarë vendorë e personalitete të ndryshme.

Ngritja e flamurit shoqërohet me 21 të shtëna topi.

Pas ngritjes simbolike të flamurit, personalitetet e politikës i’u drejtuan memorialit të Ismail Qemalit ku vendosën kurora me lule.

I pari i’u drejtua memorailit presidenti Ilir Meta, e pas tij presidenti Thaçi, kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ruçi e të tjerë personalitet.

Next Post
Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH thërret Shkëlzen Berishën?

"Habilajt? Po Shkëlzeni çfarë transportonte me makinën e familjes te Landi..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In