Bolonja është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm.
Shpërthimi ka ndodhur në autostraden Casalecchio, në Borno Panigale, pranë aeroportit ku ka marrë flakë një autoçisternë me lëndë djegëse.
Si pasojë e shpërthimit një person ka vdekur dhe të paktën 67 persona kanë mbetur të plagosur pasi zjarri përfshiu edhe makinat që po kalonin.
Raportohet se 14 prej të plagosruve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas autoriteteve bëhet me dije se ka shpërthyer një cisternë e mbushur me lëndë djegëse.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit ndërkohë dyshimet paraprake lidhen me një aksident. Raportohet se zjarri ka përfshirë edhe mjete të tjera.
Situata është kaotike ndërkohë auotirtetet policore kanë bllokuar qarkullimin në autostradë./a.m.