Kjo video shokuese tregon momentin kur një punonjës policie në SHBA shtyp me makinë një vajzë të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në Tulsa të Oklahomas, ku 21- vjeçarja Madison Sueann Dickson, ka hapur zjarr ndaj policisë në tentativë për t’u larguar.
Por efektivi Jonathan Grafton jo vetëm që nuk është larguar, por e ka përplasur atë me automjetin e tij. Dickson ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë javën e kaluar në Tulsa, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur në kokë edhe një burrë.
a.ç