Një objekt fluturues i paidentifikuar është shfaqur pak para mesnatës në qytetin e Shkodrës.
Një banor i qytetit ka fiksuar disa sekonda me celular dhe ju më poshtë shikoni videon ku dallohet një objekt i rrumbullakët i shndritshëm që lëviz në një lartësi jo shumë të madhe.
Filmimi u bë mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Rus” të qytetit Shkodër. Ai thotë se objekti dallohej si të ishte një disk fluturues në flakë. Objekti qëndroi për rreth tre minuta derisa u zhduk.









