Kryeministri Edi Rama kishte parashikuar sot një vizitë në Shkodër. Ndërkohë, një grup tregtarësh të vegjël kishin vendosur ta prisnin Ramën me protestë.
Ata madje kanë marrë vezë e patate dhe deklaruan se do godisnin Ramën. “Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja” thotë shkodrani.
Deputeti i PD Bardh Spahia i icli ishte me protestuesit postoi edhe një video në Facebook.
Por më pas deputeti Spahia deklaroi se kryeminsitri ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Shkodër. Sipas tij, ai është trembur nga shkodranët.
“Jam këtu me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës që e trembën kryeministrin Rama. Le të vijë e të përballet me ta”, thotë deputeti./a.m.