• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Shkodër, ekzekutimi i 53-vjeçarit Fatbardh Lici, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

by Java News
10/08/2018 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua sot shtetasi Fatbardh Lici ne Shkoder. Policia beri me dije se u njoftua rreth orës 07:15 se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

DYSHIMET

Nderkohe qe nuk ka ende te dhena per autore te dyshuar, nje nga pistat e hetimit eshte ajo per nje vrajse per hakmarrje.

“News 24”, duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor ben me dije se viktima Lici dyshohet se u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë. Kujtojme se 45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje shperblyese nga burgu.

Ai ishte ne burg pasi u denua po per hakmarrje, pasi u gjet fajtor si i pershirë në dy vrasje, ate te Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

Vrasja e 7 viteve me pare

Astrit Kurmemaj, 45 vjeç, po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të lagjes “Kiras” e prisnin atentatorët. Për policinë, e vetmja pistë mbi të cilën u hetua, ishtë ajo e gjakmarrjes, pas përfshirjes së emrit të Kurmemajt në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën po kryen dënimin me 14 vjet burg. Në komisariat janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve mendohet se janë dhe dy autorët e krimit ndaj babait të 4 fëmijëve.
Krimi
Megjithëse ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes, Astrit Kurmemaj kishte arritur të fitonte një leje 5-ditore nga drejtuesit e burgut të Shënkollit. Banori i lagjes “Kiras” kishte dalë të enjten e kaluar dhe pritej që ditën e sotme të rikthehej në qeli. Gjatë këtyre ditëve mësohet se Kurmemaj jo vetëm që ka qëndruar i kujdesshëm, por askush në qytet nuk ka pasur dijeni në lidhje me këtë fakt, derisa është mësuar se ai është vrarë. Ka qenë ora rreth 15.30, kur në një rrugë dytësore të lagjes periferike të qytetit të Shkodrës, rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, 45-vjeçari Astrit Kurmemaj është qëlluar me një plumb pas koke. Viktima ka qenë duke lëvizur vetëm në këmbë dhe në kokë mbante një kapelë, si dhe një palë syze të mëdha dielli, për të mos u njohur nga kalimtarët e rastësishëm, gjithmonë duke u ruajtur nga frika e hakmarrjes. Gjatë kohës që Kurmemaj ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, pranë i është afruar një person dhe e ka qëlluar me pistoletë drejt e në kokë. Plumbi e ka rrëzuar përtokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, pa mundur të identifikohet dot nëpër rrugicat e shumta, që ndodhen në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja. Siç duket, autori i krimit ka pasur informacione të sakta në lidhje me vendndodhjen e shënjestrës së tij dhe rrugën nga do të lëvizte. Madje, autori ka qenë aq i saktë në veprime, saqë viktima nuk ka arritur ta nuhasë fare, duke u qëlluar pabesisht pas koke.  /ma.me

 

 

 

 

 

Next Post
VIDEO/ “Fast and Furious” në Tiranë, policia vijon kontrollet dhe gjobat

VIDEO/ “Fast and Furious” në Tiranë, policia vijon kontrollet dhe gjobat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In