Një gjykatë kineze dënoi dje me vdekje dy shitës droge para qindra njerëzve..
Dy kriminelë u ekzekutuan në Haikou në provincën kineze Hainan.
Shumica e qytetarëve që po ndiqnin nga afër gjykimin, ishin nxënës të veshur më uniforma të shkolle.
Gjykimi publik ishte organizuar nga gjykata lokale e Qiongshan, dhe sipas vlerësimeve të autoriteteve përkatëse është ndjekur nga 300 qytetarë.
Gjykimi publik ishte pjesë e fushatës në ditën ndërkombëtare kundër abuzimit me droga dhe trafikim.
a.ç










