Eskorta e qeverisë është sulmuar përsëri në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.
Militantët e PD-së dhe të LSI-së kanë sulmuar eskortën edhe pse policia ishte prezente duke liruar rrugën dhe ka arritur të kalojë pa asnjë problem në pengesën e ngritur.
Forca të shumta të policisë si dhe FNSH-ja bën të mundur “frenimin” mbështetësve të opozitës, të cilët për më shumë se një orë qëndruan në pritje të mbërritjes së eskortës së shefit të qeverisë, i cili po vijon punën për fushatën elektorale të 30 qershorit.
Në momentin e kalimit, mbështetësit e opozitës qëlluan me bidonë të mbushur me ujë në drejtim të makinave, por gjithçka u mbyll këtu dhe nuk kishte asnjë problem tjetër.
g.kosovari