Një makinë është përfshirë nga flakët në kilometrin e shtatë në autostradën Tiranë – Durrës.
Siç shihet edhe në videon e dërguar nga një qytetar në klan.al, në vendngjarje dallohen përpjekjet e shoferit të makinës dhe një punonjësi të policisë për të shuar flakët.
Nuk dihet se cili është shkaku që ka çuar në ndezjen e flakëve, por fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur dëme në njerëz/a.ç










