VIDEO/ Sherri për guroret e Tomorrit, përfundon me debate të ashpra

Ka degjeneruar në sherr dhe debate të ashpra dëgjesa publike mes pronarëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrisë së Mjedisit.

Vendi i zgjedhur për takimin, fshati Kapinovë si dhe pjesëmarrja e punonjësve të Bashkisë së Poliçanit u bë shkak që dëgjesa të kthehej  për pak në një përplasje fizike, ndërsa nuk munguan akuzat e ndërsjellta mes të pranishmëve.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi qeverinë për shpalljen e malit të Tomorrit, Park Kombëtar, si palë fituese pronarët e vlerësuan si të pakuptimtë dëgjesën duke kërkuar rifillimin e mënjehershëm të punës në  zonën e Novajt. Por, për drejtorin e Agjencisë për Zonat e Mbrojtura  Zamir Dedei vendimi i gjykatës po shqyrtohet nga specialistët  dhe për sa kohë institucioni që ai drejton ka kërkuar rishikim të vendimit puna nuk do të fillojë.

Kreu i Agjencisë për Zonat e Mbrojtura  hodhi poshtë pretendimet e palëve se qeveria po mbron një palë të tretë në këtë proces.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com