• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ ‘Shenjat e luftës’! Rusia publikon dokumentar për Veriun e Kosovës: Ja si serbët janë të gatshëm për luftë

by Java News
06/09/2022 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Radio televizioni shtetëror rus RT publikoi r një dokumentar për zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës, të cilin e ka titulluar “Serbia: Shenjat e luftës”. Dokumentari propagandistik e prezanton problemin në Veri të Kosovës si një situatë e krijuar nga veprimi i njëanshëm i Kosovës për të mbuluar simbolet e targave në veturat e shtetasve serbë, pa përmendur se diçka e tillë bëhet nga Serbia prej kohësh.

Dokumentari gjithashtu, përmes deklarimeve të udhëheqësve fashistë atje, provon të jap një pasqyrë se të rinjtë serbë janë të gatshëm për luftë në Kosovë. Një nga liderët e një grupi radikal që organizonin edhe protestat pro-ruse në Beograd, thotë se Serbia duhet të marr shembull nga Rusia dhe njëjtë siç Vladimir Putin bëri në Ukrainë, ashtu duhet të bëjë edhe Vuçiç në Kosovë. Në fund të dokumentarit, prezantohet fjalimi i Vuçiç-it, i cili thotë se serbët janë mbështetur për muri dhe se mos të çuditet askush nëse ata do të reagojnë si përgjigje.

“Ashtu si Rusia arrin të denazizojë, çmilitarizojë dhe çlirojë botën ruse, ashtu edhe ne serbët kemi të drejtën, përmes operacioneve speciale, të krijojmë një botë serbe që do të jetojë në paqe dhe liri”, tha Misha Vaçiç, krahu i djathtë ekstrem serb

RT ia kushtoi të gjithë emisionin ekstremistëve serbë, por edhe e zbukuroi programin me deklaratën e Patriarkut Porfiri për “Natën e Kristaltë në Zadar” dhe fjalimin e zjarrtë të Aleksandër Vuçiçit, në të cilin ai njofton se Serbia do të kundërshtojë NATO-n dhe Perëndimin, sepse “ne nuk ka ku të shkojë tjetër.

Gjatë dokumentarit  përmendet vazhdimisht rreziku i shpërthimit të luftës, duke propaganduar se kjo mund të ndodhë në muajt dhe vitin në vijim.

“Të shtënat në pikën kufitare Bërnjak, si njëqind vjet më parë në Sarajevë, pothuajse çuan në një krizë globale”, thuhet në fillim, duke iu referuar barrikadave të serbëve të Kosovës të muajit të kaluar në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Vuçiç citohet gjithashtu kur thotë: “Është koha për të zgjidhur çështjen e Kosovës siç bëri Rusia me Krimenë”

Një tjetër ekspremist, Damjan Knezheviç, themelues i patrullës së formacionit paramilitar Narodna tha për RT: “Nuk do të lëmë asnjë fëmijë, edhe sikur të jetonin në Mal të Zi, Bosnje dhe Kosovë. Është detyrë e brezit tonë të sigurojmë që askush të mos mbetet pas, askush të mos harrohet. Shumë veteranë lufte janë me ne, shumë njerëz që kaluan nëpër Siri, Ukrainë, bombardimet në 1999”.

Për këtë program ka folur edhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Ai jep arsyet se pse Rusia po kërkon të hapë një bazë ushtarake në Serbi. Ambasadori rus thotë se kjo do të ishte një kundërpeshë e bazës amerikane, apo NATO-s, Bondsteel në Kosovë. Ai theksoi se Moska zyrtare e kërkon hapjen e kësaj baze, por nuk insiston dhe nuk ua imponon autoriteteve të Serbisë hapjen e bazës së saj ushtarake në atë vend.

“Perëndimi po e shtyn Serbinë drejt vendosjes së sanksioneve anti-ruse, Serbia detyrohet të njohë Kosovën, Serbisë i kërcënohet me ndërprerje të furnizimit me gaz”, tha ambasadorit rus.

Një pjesë e dokumntarit i kushtohet edhe aksionit “Stuhia” me theks në mënyrën se si gjoja u dëbuan serbët nga Kroacia.

RT është një nga mediat që ka krijuar narracionin paralel edhe për atë se çfarë ndodhë në Ukrainë dhe ka ushqyer popullin rus me informacione të rrema, duke u bllokuar në shumicën e shteteve perëndimore dhe emetohet vetëm në Serbi./m.j

Next Post
Ndodh dhe në Romë/ Drogë me vlerë 2.5 milionë euro mes arkave me kafe, lëvizjet e dyshimta i çojnë trafikantët “në duart” e policisë

Ndodh dhe në Romë/ Drogë me vlerë 2.5 milionë euro mes arkave me kafe, lëvizjet e dyshimta i çojnë trafikantët “në duart” e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In