GREQI
Disa prindër shqiptarë në Greqi kanë bërë një gjest të rrallë, solidar dhe të madh në qytetin e Lamias duke lyer një shesh lojërash.
Ata panë se sheshi i lojërave kisthe nevojë për mirëmbajtje, dhe ndodhej pas shtëpisë së fëmijës në qytetin bregdetar.
Prindërit shqiptarë kanë vite që jetojnë në Lamia madje kanë lindur dhe rritur fëmijët e tyre aty.
“ Kush mund të ofrojë diçka, le ta bëjë. Në këtë mënyrë ne mund ta bëjmë botën tonë më të mirë, qytetin tonë më të bukur … “, thonë ata.