Shembje masive në segmentin Pukë- Fushë Arrëz.
“BalkanWeb” raporton se shembja ka ndodhur rreth tre km nga dalja e qytetit të Pukës.
Traseja e rrugës është zënë në 70% të saj nga gurë e dhe. Për më tepër rruga bëhet më e rrezikshme pasi bllokimi ka ndodhur në kthesë dhe në hyrje të urës.
Kompania që ka mirëmbajtjen e rrugës nuk ka ndërhyrë ende për pastrimin e trasesë.











