Për të gjithë ata që e kanë nisur herët ditën kanë parë aksionin e shembjes së një prej ndërtesave “më të famshme” në kryeqytet.
Ditën e sotme është shembur ndërtesa prej xhami e cila ishte ndërtuar në pjesën e pasme të stadiumit “Arena Kombëtare”.
Punimet për stadiumit janë drejt përfundimit, dhe kjo ndërtesë katër katëshe ku kishte kafene, sallon bukurie dhe fast-food duket se i “zinte frymën”.
Aksioni ka nisur rreth orën 7:00 të mëngjesin të sotëm. Shqiptarja.com ka sjellë video nga momenti i shembjes së kësaj ndërtesë.
Ndërtesa 4 katëshe ishte ndërtuar para disa vitesh në hapsirë publike dhe këtu ishin vendosur disa biznese ku edhe kishte marrë emrin dhe identifikohej si “kolonat” pasi ndodhej edhe piceria.
Për shembjen e saj ka reaguar edhe kreu i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj. Ai ka quajtur kete çibanin e fundit shkruan se ne kete menyre rrezohet edhe “ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare”.
“Çibani i fundit! Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare
Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famekeq. #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj
g.kosovari











