Ka nisur në Durrës shembja e 7 objekteve të rrezikshme të cilat u kthyen në të pabanueshme pas tërmetit të së martës. Një ndër to është edhe një vilë ka filmuar me dron në zonën e ish-Kënetës, shumë pranë vilës 4-katëshe ku u shua nën rrënoja familja 8-anëtarëshe, Lala.
Vila në fjalë është tre katëshe, ndërsa kati i parë është shkatërruar plotësisht. Shembja bëhet nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Për prishjen e tyre u mor vendimi në këshillin bashkiak të Bashkisë së Durrësit. Në ndihmë të grupit të ekspertëve shqiptarë, kanë ardhur dhe inxhinierë të huaj. /e.s/











