Nën hashtagun #MannequinChallange, në rrjetet sociale qarkullojnë video nga më të ndryshmet, duke nisur nga njerëzit e thjeshtë, e deri tek ata më të rëndësishmit.
Por, sfidës duket se nuk i kanë shpëtuar as ushtarët irakianë, të cilët gjenden në vijën e frontit në Mosul. Së fundi, një video është publikuar, e cila tregon një grup ushtarësh “të ngrirë” në pozicionet e luftimit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Black Beatle,” e cila është dhe kënga që shoqëron çdo video të kësaj sfide.
Ndërkohë, pak ditë më parë, një tjetër video u publikua nga grupi vullnetar “Helmetat e Bardha,” realizuar në qytetin e Aleppo-s, e cila shkaktoi edhe mjaft debat në rrjetet sociale./tema/a.k