Mbi 3.6 tonë kokainë. Kaq është sasia e drogës e sekuestruar në Ekuador, në një operacion të gjerë të policisë dhe ushtrisë vendase, kundër karteleve të mëdha të trafikut të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të sekuestruar ndonjëherë në vendin amerikanolatin, në operacionin ku ranë në pranga 9 persona, asnjë salvadorian por të gjithë shtetas të huaj, ekuadorianë, kolumbianë dhe guatemalas.
Këto pamje janë filmuar në portin e qytetit La Concordia, ku dhjetëra skafe të forcave vendase të sigurisëshkarkojnë sasinë kolosale të kokainës të ndarë në pako. Nëse do të arrinte të hidhej në treg, droga do të kapte vlerën e 91 milionë dollarëve në total. Salvadori shërben si një prej nyjeve kryesore të transportit të drogës nga vendet prodhuese amerikano-jugore, ndër të cilat Kolumbia dhe Ekuadori, drejt Shteteve të Bashkuara, Meksikës e Kanadasë, ku ka kërkesë të lartë për konsum.
g.kosovari