Policia ka parandaluar trafikimin e rreth 700 kg kanabis drejt Italisë. Një gomone u bllokua ndërkohë autorët mundën të largohen.
Kishin gjithçka gati por policia ka bërë të dështojë tentativa e disa personave ende të paidentifikuar.
Në sajë të operacioneve të siguruara në rrugë operative, Policia organizoi forcat kufitare, ato të drejtorisë së Vlorës, Deltën, në bashkëpunim me Guardia di Fiananza italiane, ku gjatë mesnatës gjetën të fshehur në pyll pranë lumit të Vjosës një gomone rreth 1 km larg grykëderdhjes së Vjosës.
Në brendësi të gomones, policia gjetiu 67 pako dhe 4 çanta të cilat kishin në total 685 kg kanabis, sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni vazhdon”, thotë Policia në një njoftim zyrtar.