Samiti i Procesit të Berlinit e shndërroi ditën e djeshme Tiranën në kryeqendër të vëmendjes Europiane.
Për të mbuluar një nga eventet më të rëndësishme të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë BE-së, në Tiranë u akreditua një numër i lartë gazetarësh dhe mediash ndërkombëtare.
Agjencia për Media dhe Informim njoftoi përmes një videoje me momente nga puna e gazetarëve, se mbi 400 përfaqësues të medias shqiptare dhe asaj ndërkombëtare mbuluan nga afër punimet e këtij samiti.
Samiti i Procesit të Berlinit u zhvillua për herë të parë jashtë Bashkimit Europian, pranë Piramidës së rinovuar të Tiranës.
/a.r
View this post on Instagram