Kryeministri Edi Rama u prit nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas mbërritjes në Ndërtesën e Europës në Bruksel aty ku u zhvillua samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Ajo shoqërohej nga Antonio Costa, presidenti i Këshillit Europian, me të cilin kreu i qeverisë shqiptare e zhvilloi një takim më herët gjatë ditës.
Costa nuk la pa përmendur ndryshimet në veshje që kishte bërë kryeministri shqiptar.
“Ndryshoi kravatën”, tha Costa.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Rama u takua edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, njëkohësisht zv/presidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas.
Samiti i sotëm synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.












SH rama te pritet,edhe nga Z Trump,eshte i korruptuar,dhe pike,ai pjesen me te madhe te ministrave,e kryetaret e bashkive,i ka nen hetim e ne burge.Apo sipas jushe,kto jane arritjet e ksaje qeverie,te korruptuar,kush e pret ne bruksel.