Televizioni ndërkombëtar rus “Russia Today”, ka pasqyruar çdo detaj nga protesta e opozitës.
RT i ka kushtuar një hapësirë të veçantë duke transmetuar aktet e dhunës, përleshjen e protestuesve me policinë dhe bombat molotov drejt institucioneve.
Rrjeti televiziv i financuar nga qeveria ruse i ka kushtuar rëndësi pamjeve ku përpos përcjelljes “live” të zhvillimeve, ka publikuar edhe disa video në faqet zyrtare në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që aktet e opozitës shqiptare gjejnë pasqyrim në këtë media.
Prej kohësh, kryedemokrati Basha akuzohet për lobim me rusët, ndërkohë që Rusia akuzohet se kërkon të destabilizojë Ballkanin perëndimor.
Siç dihet, qëllimi i RT-së është të shpërndajë për audiencat e huaja propagandën shtetërore ruse dhe interesat që Moska Zyrtare ka në vende të caktuara./TemA
g.kosovari