Pas dy sulmeve terroriste në Spanjë dhe Finlandë një tjetër sulm është shënuar sot në qytetin Surgut, ku 8 persona janë plagosur, ndërsa autori është vrarë nga policia. Sipas policisë autori i sulmit ka qenë azilant, ndërsa ka qëlluar me thikë 8 persona në rrugë duke i lënë të plagosur. Policia ka ndërhyrë duke e eliminuar autorin, ndërsa nga hetimet e para rezulton se sulmi është terrorist.










