Askujt nuk i pëlqejnë dasmat e mërzitshme, por fjalimi i babait të një nuseje ishte paksa si shumë elektrizues në dasmën e të bijës fundjavën që lamë pas. JP Nadeau u godit nga rrufeja teksa po mbante fjalim në New Brunswick të Kanadasë.
“Dhe teksa po i thosha dhëndrit tim të ri se ‘je djalosh me fat’ – bum!” ka thënë ai për një televizion kanadez. Përveç një gërvishtjeje në gishtin e madh të dorës, Nadeau thotë se nuk është dëmtuar dhe se dasma ka vazhduar.
“Mikrofonin e kisha në dorë dhe rrufeja e goditi sistemin e zërit dhe më pas dora mu ndriçua ku edhe i pashë shkëndijat,” ka thënë ai.
Të gjithë ishin tronditur në fillim, por kjo nuk e ka ndaluar çiftin e lumtur që ta vazhdonte festen. “Ishte një dasmë e bukur,” ka thënë gruaja e Nadeau, Maggy Thomas./Express/ MA.ME