Një fuoristradë me dy pasagjerë, burrë e grua, u bllokua nga ujërat e lumit Vjosë, në Selenicë të Vlorës, për më shumë se një orë
Fuoristrada, e cila ka qenë duke udhëtuar në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut të një dite më parë, që sollën fryrjen e lumit Vjosa dhe daljen e tij nga shtrati, është spostuar nga ujërat në vendin e quajtur Bishti i Malit.
Burrë e Grua të bllokuar prej më shumë se një orë nga rrjedha e lumit Shushicë, pasi makina me të cilin ata udhëtonin u mbulua nga uji, janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura.
Dy personat që udhëtonin në furgon dolën nga automjeti dhe qëndruan mbi çatinë e tij, deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës të cilët iu erdhën në ndihmë përmes helikopterit të FA dhe një gomonie.
Në video dëgjohet gruaja e cila bën thirrje për ndihmë. “Lajmëroni o çuna” është thirrja e saj drejtuar banorëve të tjerë të cilët kanë mbërritur për t’u ardhur në ndihmë
Ministria e Mbrojtjes dërgoi menjëherë në drejtim të Vlorës një helikopter të Forcave të Armatosura, të cilit iu bashkua edhe një gomone, duke realizuar me sukses kështu evakuimin e çiftit nga Vlora.