Russia Today ka sjellë përmes disa pamjeve video(të regjistruara nga një dron), një tablo të njërës prej periferive të Damaskut, kryeqytetit Sirian, i cili edhe siç shihet qartë, është kthyer në një grumbull rrënojash. Për aq sa mund të shohë syri ajo që duket është vetëm grumbulli i shtëpive të rrënuara nga lufta dhe bombardimet e shumta.
Më shumë se gjysma e ndërtesave duken plotësisht të shkatërruara ose gjysëm të shkatërruara, dhe ajo që vihet re është në këtë zonë (Jobar) nuk ka asnjë lloj shenje jete. Prej dy vitesh tashmë në këto zona zhvillohet një luftë mes forcave rebele dhe forcave të regjimit të Asad. Zona është bërë objekt i bombardimeve të ndryshme