• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Rrëfimi i monstrës që vrau e groposi të bijën: Debatuam, s’doja ta bëja!

by Java News
04/01/2019 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flet për herë të parë Aleko Petro, 52 vjeçari shqiptar që vrau të bijën 28 vjeçare natën e 2 janarit. I penduar për vrasjen e vajzës Anxhelina Petro, 52 vjeçari ka treguar dhe momentet e fundit para se ai ta godiste në kokë duke e lënë të vdekur. Aleko Petro ka folur për median greke Tv Open. “Erdhi në shtëpi rreth orës 11:00 deri në orën 12:00 kaluam shumë mirë, e doja shumë, kujdesesha shumë për vajzën time. Kishte ikur nga shtëpia një ditë dhe nuk dija asnjë gjë se ku ndodhej. Nuk e kam goditur kurrë, edhe pse thonë të kundërtën kjo nuk është e vërtetë. Hëngrëm, biseduam, normalisht….

Nuk i përgjigjej askujt në telefon… Nuk e di përse… dhe kërkoja të dija të vërtetën sepse shqetësohesha si baba, nga meraku e bëja këtë gjë. Më mirë të vdisja unë…. Në të vërtetë nuk e di sesi ndodhi. Pas orës 8:00 i ra telefoni: Jam tek babai i tha. Pak më vonë ra një tjetër telefon. I kërkuan që të dilte. Debatuam … Ajo më thoshte, unë do të bëj çfarë të dua. Nuk dua të dëgjoj asnjë. Unë i thashë, përse sillesh kështu…dhe i them në rregull, bëj një hap pas që të qetësohet ajo. Jam penduar shumë nuk doja që ta vrisja, sinqerisht. Nuk jam i dhunshëm, nuk ushtroj dhunë ndaj askujt. Më shumë flas, kërkoj falje dhe nuk doja të bëjë këtë gjë”.

Në lidhje me të dashurin e Anxhelinës, një djalë me origjinë nga Afganistani, vetë Aleko Petro nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, kjo duke patur parasysh se në median greke motivi i vrasjes së 28-vjeçares ka qenë dhe pikërisht sherri mes babë e bijë për të dashurin e kësaj të fundit.

“Donte të ikte vetë, ishte zgjedhja e saj. I thashë po, je e rritur, je në punë, ke marrë jetën tënde në dorë. Të gjesh ndonjë djalë të mirë që të gëzohem dhe unë si baba”.

Anxhelina Petro vdiq më 2 janar dhe u gropos nga duart e vrasësit të tij, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. I dashuri i 28-vjeçares, një 30 vjeçar afgan, u shpreh në polici se prej kohësh bashkëjetonte me Anxhelinën dhe se shpesh ajo bënte sherr me të atin për lidhjen që kishte.

Vajza shqiptare punonte si kamariere në një lokal në Korfuz dhe natën e 2 janarit ajo nuk kishte shkuar në punë. Ka qenë i dashuri i shqiptares që është shqetësuar për të, e teksa policia ka shkuar në shtëpinë e të atit të saj, ka zbuluar pak më tej trupin e 29 vjeçares të varrosur në oborr./a.meta

Next Post
SHBA, nis nga puna Kongresi i ri, demokratët marrin kontrollin

SHBA, nis nga puna Kongresi i ri, demokratët marrin kontrollin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In