Truproja i Sali Berishës është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Komisariat.
Mësohet se disa efektivë kanë shkuar në banesën e truprojës së Berishës, për ta arrestuar në lidhje me neutralizimin e agresorit që qëlloi kreun e PD-së në fytyrë më grusht.
Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se truproja i Berishës është shoqëruar për në komisariatin numër 4.
“Janë ndalur dy truproja të Berishës. Njëri është shoqëruar në komisariatin 4, i dyti është paraqitur vullnetarisht. Do të merren në pyetje në lidhje me goditjen e agresorit”, tha gazetari në “Opinion”.
/a.r