• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Rita Ora bashkëbisedim me Veliajn: Kur bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

by A R
22/11/2020 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me artisten me famë botërore dhe ambasadoren e shqiptarëve në botë, Rita Ora, zhvilluan një intervistë sëbashku si pjesë e nismës “Diaspora flet 2020”. Pyetjes së Rita Orës, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se përzgjedhja e Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare. “Ne duam që njerëzit të na kushtojnë vëmendje dhe do të përdorim mundësinë që Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i rinisë për 2022”. E para, shpresojmë, që do të jetë viti i parë pas pandemisë. Nëse 2021 do të jetë një vit vaksinimi, 2022 do të jetë një vit ku njerëzit do mund të udhëtojnë, të ketë sërish koncerte. Kështu që, ne të duam ty prapë këtu, edhe disa artistë të tjerë shqiptarë, por një gjë që është e rëndësishme është se duam që ta përdorim si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare, për të treguar se ne jemi kombi më i ri në Evropë, por askush nuk flet për këtë, në një Evropë të moshuar, një Evropë që po plaket, ne po sjellim gjak të ri, energji të re dhe gjithashtu shumë talent”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se koah ka treguar se sa herë që shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. “Ne ndonjëherë vuajmë pa qenë nevoja, nga reputacioni i të qenit një vend i izoluar gjatë komunizmit, thyerja e embargos për naftën gjatë luftës në Kosovë, dhe ndonjëherë njerëzit stresohen kur dëgjojnë më shumë kriza dhe më shumë probleme që i bëjnë të mos jenë të vëmendshëm. Kur ne shqiptarët ta fusim në kokë që duhet të bashkëpunojmë, të mbështesim njëri-tjetrin, të inkurajojmë njëri-tjetrin, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaroi ai.

Veliaj bëri të ditur se Tirana do të organizojë me mijëra evente ku të rinj nga e gjithë Evropa do të mund të vizitojnë kryeqytetin shqiptar. “Ne po planifikojmë mijëra evente dhe qindra-mijëra të rinj nga gjithë Evropa do të vijnë të na vizitojnë, sepse kështu funksionon. Kështu që, do të kemi mundësinë të kemi një sofër të madhe, ku të ulen të gjithë rreth tavolinës dhe të zbulojnë e të shohin, si dhe shumë gjëra që kanë dëgjuar si legjenda urbane për rajonin, unë mendoj që do shembin disa mendime kur të zbulojnë mikpritjen e mrekullueshme, motin, ushqimin, dashurinë për artin dhe kulturën, gëzimin e jetës, pak nga jeta e ëmbël italiane”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se një nga sfidat më të mëdha është ndryshimi i mentalitetit. “Projekti më i vështirë infrastrukturor, është vetëm 10 centimetër. Është ndryshimi i mentalitetit. Çfarë bën ti, sigurisht që prodhon muzikë të mirë, por shumicën e kohës ti mundohesh të ndryshosh mentalitetin, të thyesh barrierat për të menduar dhe për t’u shprehur ndryshe. Unë di të bëj bulevarde të mëdha, pazare, kala dhe të mbjell pemë, por të ndryshosh këto 10 centimetra, të mendosh që ne jemi pjesë e një komuniteti, ne nuk mund të vandalizojmë, ne nuk mund të hedhim mbeturina, ne nuk mund të flasim keq për vendin dhe për njerëzit tanë dhe mendoj se të ndryshuarit e këtij mentaliteti është një projekt që nuk mbaron kurrë”, deklaroi ai, ndërsa e ftoi këngëtaren që të rikthehet në Tiranë me një tjetër koncert madhështor.

Rikujtojmë, se Rita Ora u prit në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert. Po ashtu, dyshja kanë bashkëpunuar edhe për rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku diva e muzikës pop, Rita shprehu gatishmërinë për t’i ndërtuar shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti.

Next Post
Rrëfimi i ministrit gjerman për luftën në Kosovë

Rrëfimi i ministrit gjerman për luftën në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In