Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në rrugët e Golemit, të cilat i janë nënshtruar transformimit në kuadër të projektit “Rilindja Urbane”.
“Mirë është ta mbyllim këtë. Bëjmë edhe pjesën e mbetur dhe kjo merret komplet një cilësi dhe merr një impakt tjetër kushdo që vjen këtu”-tha Rama, ndërsa videon e inspektimeve e shoqëron me një përshkrim në “Faceboook” ku thotë se këto investime kanë rritur të paktën me 30 % vlerën e pronës në zonën e Golemit.
“Golem- Aty ku rilindja urbane ka ndryshuar rrënjësisht cilësinë e zonës turistike dhe rritur me 30% vlerën e pronës, bizneseve dhe turizmit në këtë zonë. Investimet do të vazhdojnë deri në integrimin e plotë të hapësirave publike, përgjatë gjithë vijës bregdetare🌊””-shkruan Rama.
g.kosovari