Mëngjesi i sotëm ka nisur i acartë në Tiranë. Një rënie drastike temperaturash është shënuar sot, duke sjellë për herë të parë për këtë vit edhe dëborë në kryeqytet.
Ndonëse të gjithë e pritëm në dimër, moti ka surprizuar këtë mëngjes pranvere qytetarët me reshje dëbore.
Mediat kanë pulbikuar një video të regjistruar në një zonë të Tiranës, ku shihen qartë reshjet e dëborës. Ndërkohë, dëbora ka zbardhur edhe Dajtin, ndërsa temperaturat shënojnë te zero gradë. /e.s/