Përmirësohet situata e reshjeve të borës në juglindje. Momentalisht nuk ka reshje bore në qark dhe nuk janë krijuar problematika sa i përket qarkullimit të mjeteve.
Në Dardhë dhe Qafa e Qarrit trashësia e borës ka arritur në 7 cm, ndërsa në Voskopojë reshjet kanë qenë më të pakta, deri në 2 cm.
Rruga e Dardhës është pastruar e kriposur, por apeli vjen për drejtuesit e mjeteve që të përdorin gomat dimërore, për zinxhirët nuk janë të detyrueshëm për tu vendosur.
Po ashtu edhe akset nacionale janë të gjitha të qarkullueshme.
/a.r