Është një rekord botëror! Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë për shtyp që gjati plot 14 orë radhazi.
Zelensky e nisi “maratonën” në orën 10:00 dhe e mbylli pak pas mesnate. Konferenca u zhvillua në Kiev, me qindra gazetarë që bënë pyetjet e tyre për kreun e shtetit ukrainas.
Sipas zëdhënëses së Volodymyr Zelensky, Iulia Mendel, ishin rreth 300 gazetarët e pranishëm në konferencë, të cilët i drejtuan Presidentit rreth 500 pyetje, shkruan Euronesws.
Press marathon of @ZelenskyyUa lasted for over 14 hours and finished after midnight. Over 300 journalists were accredited (together with cameras), the President answered around 500 questions. pic.twitter.com/9fWZyPkvEV
— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) October 10, 2019
Përafërsisht tetë orë pas ngjarjes, një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Rekordeve të Ukrainës raportoi duke treguar edhe një procesverbal për kohën, duke treguar se konferencë e tillë është mbajtur më parë nga Presidenti Bjellorus, Alexander Lukashenko. Megjithatë ende nuk është verifikuar nga një organ ndërkombëtar.
Ish-aktori, i zgjedhur në zyrën më të lartë në vendin e tij në prill, u shpreh i befasuar për rekordin dhe tha se nuk i pëlqeu çmimet sepse është “modest”.
Zelensky tha që përgatiti për atë që ai e dinte se do të ishte një ngjarje e gjatë duke bërë injeksione për të forcuar kordat e tij vokale.
Ai iu përgjigj pyetjeve mbi konfliktin në Ukrainën lindore, marrëdhëniet me Rusinë dhe bisedën telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump i cili kishte çuar Partinë Demokratike që të fillojë procedurat e impeachmentit kundër Presidentit të SHBA. / Javanews
g.kosovari











