Ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Iranit në Kupën e Botës ka sjellë një mesazh shumë të fuqishëm solidariteti. Nëse anglezët hoqën dorë nga shiriti i kapitenit “One Love” duke iu frikësuar sanksioneve nga FIFA për futbollistët e do ta mbanin, iranianët nuk ngurruan që të protestonin ndaj atyre që qeverisin vendin e tyre, edhe pse kjo mund të sjellë pasoja shumë të rënda, përtej atyre sportive.
Futbollistët e Iranit, në momentin e himneve kombëtare, vendosën të qëndronin të heshtur, ndërsa shumë tifozë iranianë në stadium shpalosnin parulla kundër regjimit apo shiheshin tifoze pa shami në mbështetje të kësaj skuadre.
Një sinjal i qartë sfide që detyroi televizionin kombëtar iranaian të ndërpriste për disa çaste edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të sfidës në fjalë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se lojtarët ishin paralajmëruar ndaj një gjesti të tillë. Por emra si Taremi e Jahanbaksh kishin deklaruar publikisht se ajo që shihnin çdo ditë në media me ngjarjet në vendin e tyre ku protestat po shtypeshin me dhunë të pashembullt, ishin të papranueshme dhe se lojtarët duhet të bëhej të dëgjohej edhe zëri i tyre./m.j
#BREAKING: Iran national team players choose not to sing national anthem at World Cup match; some of the Iranian crowed booing their own national anthem pic.twitter.com/RYPvgHMNUi
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) November 21, 2022