Pas disa mundësive të mira të Benzema dhe Bale, ishte Cristiano Ronaldo ai që zhbllokoi gjithçka në fund të pjesës së parë pas pasimit të sulmuesit francez brenda zonës. Pas pushimit filloi spektakli i Los Blancos që menjëherë shënojnë golin e dytë falë kombinimit të Bale dhe Benzema, me këtë të fundit që dërgon topin në rrjetë, shkruan telesport.
Ronaldo tregon qetësi të madhe brenda zonës duke goditur një top të fortë me të parën. Real mbajti lojën nën kontroll edhe pas golit të tretë duke menaxhuar mirë minutat mbetura. Madje në fund të takimit Real shënon edhe golin e katër nga pika e bardhë e penalltisë. Tre pikë shumë të rëndësishme për vendasit, që me këtë fitore mbeten në vend të tretë dhe i afrohen Altetico Madridit.











