Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është diskutuar mbi rezolutën e PS-së për luftën ndaj-korrupsionit.
Gjatë debatit, për shkak të kundërshtive të deputetëve të opozitës, ministra dhe deputetë të PS-së kanë replikuar dhe hedhur akuza ndaj kolegëve të tyre.
Një nga këto përplasje ishte ajo mes ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, dhe Gazment Bardhit.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke iu drejtuar kreut të Grupit Parlamentar të PD-së i kujtoi deklaratat e tij në raport me Sali Berishën, ku në fillim e cilësonte si babai i Xenit, ndërsa tani sillet si djali i adoptuar i ish-Kryeministrit.
Thelbi i fjalimit të Spiropalit dhe më pas edhe ministrit Ulsi Manja, ishte pikërisht kjo se çfarë përfaqësojnë deputetët e PD-së, ata që paradite luftojmë me llogje korrupsionin, apo ata që shkojnë pasdite poshtë ballkonit të Sali Berishës.
Video është postuar nga Kryeministri Edi Rama i cili shtron pyetjet “kush je? Ore kush jeni? Kush janë në fakt?”.
View this post on Instagram
SH edvin per personin qe po e pyet kushe je,e kushe jeni,jane te njetit grup,qe ju keni bere pazaret se bashku,prandaj ju ka dalur boja ju e ortakve tuaj sh edvin.Kto qe shkruan ti jane prralla boshe e te neveriteshme,edvin.