Kryeministri Edi Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook nje videoinformacion lidhur me gjithe arsyet e vendimit te qeverise per ndalimin e importit te makineve me mbi 10 vjet vjetersi.
“Ndalohet import i automjeteve mbi 10 vjet në përdorim nga nëntori 2019. Lejohet importimi i mjeteve motorike të reja të kategorive M2 dhe N1, 0 km që përmbushin normën euro 5”, thuhet në informacionin e dhënë në video.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë videoinformacion rreth vendimit që ndalon importin e makinave me mbi 10 vite vjetërsi për të siguruar ajër më të pastër e shëndet më të mirë për fëmijët tanë e çdo qytetar, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama/a.ç










