Kryeministri Edi Rama që qëndroi për dy ditë në Velipojë, atje ku mblodhi ministrat e rinj në një takim informal, nuk e ka harruar mikun e tij të vjetër nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela.
“Panorama” raporton se Rama i ka telefonuar dje Çelës, ndërsa sot ka bërë një vizitë në kompleksin e këtij të fundit në Velipojë.
I veshur sportiv, kryeministri i vendit është parë bashkë me deputetin e LSI-së teksa inspektonte kompleksin e tij, e më pas thuhet të kenë biseduar kokë më kokë./a.m.