“35, 000 drejtues mjetesh tashmë do të përfitojnë kushte dinjitoze pune”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Rama bën me dije se puna për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, vijon me ritme të larta.
“MIRËMËNGJES 
dhe me punën që vijon me ritme të larta
për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ju uroj një ditë të mbarë
#SkaKohëPërPushim
#TransformimiDPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar #ShërbimeCilësore #DPSHTRR #Berat
“, shkruan Rama.
g.kosovari











