Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social një video e cila tregon për biznesin e një gruaje shqiptare të ardhur nga emigracioni drejt vendit të saj të lindjes, ku dhe ka hapur një biznes të sajin. Rama shkruan se shumë shpesh flitet për njerëz që ikin nga Shqipëria, por thuajse asnjëherë për personat që kthehen dhe ndihmohen nga programet e qeverisë për të hapur bizneset e tyre.
“Flitet shumë për ata që ikin dhe shumë pak për ata që kthehen, të cilet janë shumë dhe sjellin me vete ide, eksperiencën e fituar në emigracion, kulturen e fitimit me punë të ndershme. Ja nje shembull ndër plot të tjerë.”- shkruan Rama./java/a.k