Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Velia kanë inauguruar sot shkollën e re të muzikës ‘Servete Maçi’.
Me një look sportiv, xhaketë dhe T-shirt e atlete, kreu i qeverisë ka vizituar ambientet e brendshme të kësaj shkolle, ndërsa ka uruar edhe nxënësit që ulen për herë të parë në këtë institucion.