• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

VIDEO/ Rama përplaset me biznesmenin e huaj, i ndërpret fjalën

by Java News
24/05/2016 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një biznesmen i huaj që merret me hidrokarburet në Selenicë foli në konferencën “Reforma në Ekonomi dhe Klima e Biznesit”, organizuar nga Ministria e Financave. Biznesmeni në fjalë i solli në kujtesë kryeministrit Rama paketën e parë fiskale, e cila sipas tij i bëri dëm biznesit dhe nga kompania e tij u hoqën nga puna 80 persona.

Debati

Biznesmeni: Unë jam Patrik Paskal, jam menaxher i përgjithshëm i “Selenice Bitum”, e cila merret me bitum. Kam 16 vjet që punoj këtu dhe dua të flas për përgjegjësinë. Unë e di që ju doni të bëni gjëra të mira dhe besoj që mund ta bëni këtë pasi keni ndërmarrë reforma të mira. Sidoqoftë, më lini t’ju jap një shembull se çfarë duhet të ndryshoni. E di që e njihni problemin tim, por dua që të gjithë ta kuptojnë atë…

Rama: Patrik, para se të thoni problemin flisni me të njëherë…flisni me të, OK? (personin që hartoi paketën fiskale të dhjetorit).

Biznesmeni: Po, po…Në dhjetor kam dërguar një letër te tre ministra, ishministri i Financave Cani, ministri Ahmetaj dhe te ministri Gjiknuri për një problem me paketën fiskale, pasi e dija që qeveria donte të rriste tatimin mbi fitimin me 300 %. Në këto letra zyrtare dhe jo zyrtare dërguar te personat që përmenda u shpjegova se me ligjin fiskal do të humbnin punësim, para dhe do të rritnin importet. Së fundmi, ligji kalon dhe për shkak të këtij ligji, 80 persona nga kompania ime janë në shtëpi sot. Kemi patur 6 muaj humbje. Keni rritur importet dhe keni humbur më shumë se 1 milion euro taksa. Kam një pyetje….(ndërhyn sërish Rama).

Rama: Patrik ti je bërë shumë shqiptar, sepse edhe pse ju e dini që ne e kemi zgjidhur këtë në korrik me paktën e re fiskale dhe do ta korrigjojmë këtë problem dhe Jensi e pranon një gjë të tillë si jo të mirë, tani duhet që patjetër ta bësh fjalimin tënd? Vazhdo…

Biznesmeni: E di si është situata tani, por e marr si shembull. Unë mendoj që administrata juaj duhet të marrë vendime kundër nëpunësve civilë të shtetit, sepse personi që vendosi të rrisë rentën apo fitimin nuk është se është një person që është budalla, por sepse ne të gjithë e dimë që jemi shoqëri jobashkëpunuese dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodh kur ne raportojmë administratën. Ju duhet të merrni vendim kundër personit që ka vendosur të rrisë rentën mbi fitimin, ndërkohë që ai vazhdon të jetë në punë akoma. Dhe është e rëndësishme që për të gjitha kompanitë që janë prezentë sot këtu ju të jepni një shembull. Keni marrë një vendim, shteti ka humbur punësim, taksa eksporte dhe ju nuk morët asnjë vendim për personin përgjegjës për këtë. Jua kam thënë se kush dhe nuk do t’ia them se kush është përsëri. panorama

Next Post

Lirimi i kosovarit të dënuar për vrasje/ Shkarkohet drejtori i burgut të Shën Kollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
Avokati i Popullit zhvillon takim me Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri

Avokati i Popullit zhvillon takim me Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri

February 20, 2026
Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

February 20, 2026
Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In