Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet sesi punonjësit e OSHEE punojnë në mes të dëborës për të mirëmbajtur rrjetin elektrik. Rama shkruan se pavarësisht të ftohtit historik kjo periudhë është regjistruar si me volumin më të ulët të ndërprejes së dritave në 25 vitet e fundit.
“Pavarësisht temperaturave të rëna në minimume historike, periudha nga festat e fundvitit e deri më sot, regjistron volumin më të ulët të ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit
Kjo falë investimeve të kryera në një pjesë të vendit si rezultat i reformës në energji dhe punës heroike të punonjësve të OSHEE-së, në gjithë ato zona ku rrjeti i amortizuar i kohës së elektrifikimit, ku ende s’janë shtrirë investimet e reja, siç e tregon edhe ky filmim nga një zonë shumë e thellë malore”– shkruan Rama.