2 ditë pas betimit të qeverisë kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në SHBA, në kuadër të takimeve në OKB.
Sot Rama, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York.
Kjo vizitë shkruan Rama, është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare”, shkruan Rama.
/b.h