Sëbashku me Behgjet Pacollin dhe deputeten e zonës, Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen në Krujë, të prekura nga tërmeti.
“Krujë, me Eglantinën, deputeten e zonës që meriton njëmijë urata për shërbimin e përulur, që u ka bërë krejt larg syve të medias familjeve të mbledhura në kampin e Thumanës, pa pushim e pa i’u ndjerë zëri, së bashku me rrjetin e vajzave vullnetare, krahas trupave të shtetit” – shkruan Rama teksa transmeton takimin LIVE.
Kryeministri tha se po punohet për akomodimin e banorëve në banesa të reja.
“Nuk do bëjmë arna që të ndërtojmë pallate sic ishin” – tha ai ndër të tjera.